2.22 Çka është një Koncil i Kishës?

Romans, Councils, and Church Fathers

Një Koncil i Kishës është një mbledhje në të cilën Papa dhe ipeshkvinjtë, të ndihmuar nga ekspertët, shqyrtojnë pyetje për të cilat Bibla nuk ka përgjigje të gatshme. Shpesh këto pyetje lindin si përgjigje e një herezie ose doktrine të rremë (duke mohuar ose ndryshuar të vërtetën ne lidhje me Zotin).

Përgjigjet e arritura nga koncilet janë pjesë e Traditës së Kishës. Koncilet e rëndësishme quhen gjithashtu Koncile Ekumenike, pasi ato mbledhin përfaqësues të të gjithë Kishës.

 

Një Koncil Kishtar është një takim i Papës me ipeshkvinjtë për t’ju përgjigjur pyetjeve mbi fenë dhe moralin për mbarë Kishën.
This is what the Church Fathers say

Sa i përket rregullave që mbajmë ne dhe e gjithë bota e që nuk rrjedhin prej Shkrimeve por prej traditës, mund të kuptojmë se ato janë urdhëruar ose këshilluar nga vetë Apostujt, ose nga koncilet plenare, autoriteti i të cilave është i ngritur në Kishë. [Sh. Agustini, Letrat, Nr. 54 (ML 33, 200)]