
1.35 Nëse Zoti është i gjithëpushtetshëm, pse ndodhin fatkeqësitë? Pse ekziston e keqja?
Ka një dallim mes së keqes shkaktuar nga njerëzit [>4.13] dhe gjërave të tjera të këqija si fatkeqësitë natyrore. Njeriu mori vullnetin e lirë nga Zoti, dhe mund të bëjë zgjedhje të mira ose të këqija [>4.6]. Po të ndërhynte Zoti, ne nuk do të ishim më të lirë!
Pse fatkeqësitë natyrore ndodhin dhe pse Zoti nuk ndërhyn për të ndaluar të keqen e tmerrshme të shkaktuar nga disa njerëz, mbetet mister. Sidoqoftë, nuk është kurrë një ndëshkim nga Zoti, i cili është plot dashuri. Zoti i ngushëllon ata që vuajnë dhe i frymëzon njerëzit që të ndihmojnë njëri tjetrin. Nëse ne bashkëpunojmë me të, atëherë e keqja nuk mund ta thotë kurrë fjalën e fundit .
Me siguri [Hyji] me të drejtë quhet i plotfuqishëm, megjithëse ai as nuk mund të vdesë dhe as të bjerë në gabim. Sepse ai quhet i plotfuqishëm për shkak se bën atë që do, jo për shkak të vuajtjeve të tij që nuk i dëshiron. [Shën Agustini, Qyteti i Zotit, Bk. 5, Kap. 10 (ML 41, 152)]