2.45 Si iu përgjigj Kisha zhvillimeve të shek. XIX?

The response of the Church

Fuqia tokësore e Papës u zvogëlua kur Roma u aneksua nga Italia .Megjithatë, ndikimi i Tij moral u rrit.Një shumicë ideologjish të reja e kritikonin fenë dhe e përshkruanin si të paarsyeshme.Si kundërpërgjigje, Kisha zhvilloi forma të reja për të shpjeguar dhe treguar arsyeshmërinë e fesë.Për shembull, Papa inkurajoikërkimin shkencor.

 

Si kundërpërgjigje ndaj socializmit, Papa Leoni XIII shkroi në një letër (enciklikë)sipas së cilës punëtorët dhe pronarët e fabrikave duhet të punonin së bashku për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe se edhe shteti kishte rolin e vet në këtë përpjekje.Ai bëri thirrje për krijimin e bashkimevetë punëtorëve katolikë.Kjo enciklikë konsiderohet si shprehja e parë formale edoktrinës sociale të Kishës[>4.45].

 

Në shek.XIX Papa kishte më pak fuqi tokësore, por ndikim të madh moral.Ai e mbrojti fenë dhe të drejtat e punëtorëve.

This is what the Popes say

Shekulli XIX u bë shekulli i shenjtërve të mëdhenj, i një  gjallërie të re për një mori kongregatash rregulltare, e besimi është më i fortë se të gjitha rrymat që shkojnë e vijnë... Edhe në kohë të vështira kur ka mungesë thirrjesh, Fjala e Zoti jeton përjetë. Dhe ai që, siç tha Zoti, e ndërton jetën e tij mbi këtë "shkëmb" të Fjalës së Krishtit, e ndërton si duhet. Prandaj, mund të kemi besim. Po ashtu shohim nisma të reja besimi në ditët tona. Shohim që në Afrikë, pavarësisht të gjitha problemeve të saj, Kisha ka thirrje të reja, gjë që është frymëzuese. [Papa Benedikti XVI, Takim me meshtarët  e Albanos, 31 gusht 2006]