2.50 Çka është e rëndësishme në lidhje me Papa Gjon Palin II??

The Church in the twentieth century

Papa polak Gjon Pali II (1920-2005) luajti një rol të rëndësishëm në rënien e komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore në 1989.Ai mbrojtitë vërtetën dhe lirinë paqësisht.Në vitin 2000, ai kërkoi falje zyrtare në emër të Kishëspër gabimet e shumta të bëra në të shkuarën.

 

Gjithashtu Gjon Pali II është papa që mori nismën e Ditës Botërore të Rinisë.Ai kishte një lidhje të veçantë me të rinjtë dhe i nxiste ata ta ndiqnin Jezusin me gjithë zemër.Pavarësisht viteve dhe shëndetit të ligsht, Gjon Pali II ishte një shembull i gjallë i dinjitetit të çdo qenieje njerëzore, edhe pse i sëmurë dhe në moshë të thyer [>4.39].Ai vdiq me 2 prill 2005, u shpall i lum me 1 maj 2011, dhe u kanonizua [>4.17] me 27 prill 2014. Tani secili mund t’i drejtohet atij në parajsë dhe t’i kërkojë lutje ndërmjetësimi [>3.9].

 

 

 

Gjon Pali II ia kushtoi vetveten të vërtetës së Ungjillit dhe lirisë së të gjithëve. Ai në mënyrë të veçantë i ftoi të rinjtë që ta ndiqnin Jezusin.

This is what the Popes say

Në Testamentin e tij, [Gjon Pali II] shkroi: “Kur, më 16 tetor 1978, Konklava e Kardinalëve zgjodhi Gjon Palin II… Kardinali Stefan Vyszyński, më tha: 'Detyra e Papës së ri do të jetë të udhëheqë Kishën në Mijëvjeçarin  e Tretë…… E falënderoj [Hyjin], që më ka mundësuar t’i shërbej kësaj kauze shumë të madhe ”... Gjon Pali II e paraqiti [këtë kauzë] gjatë meshës së tij të parë solemne në Sheshin e Shën Pjetrit me fjalët e paharrueshme: “Mos ki frikë! Hapini, hapini gjerësisht dyert për Krishtin!” Atë që Papa i sapozgjedhur kërkoi nga të gjithë, e bëri vetë i pari: shoqërinë, kulturën, sistemet politike dhe ekonomike ia hapi Krishtit, duke u kthyer mbrapsht me forcën e një titani-një forcë që i erdhi nga Hyji- një valë që dukej e pakthyeshme. [Papa Benedikti XVI, Homelia nëLumturim , 1 Maj 2011]