2.31 Pse ndodhën Kryqëzatat?

Muslims, barbarians, and the Orthodox

Ideja parësorepas Kryqëzatave qe për të mbrojtur të krishterët në Tokën e Shenjtë dhe pelegrinëtudhës për në vendet e shenjta, kundër dhunës dhe shtypjes nga muslimanët.

Sidoqoftë, kryqtarët ndonjëherë përdorën shumë dhunë.Shpesh, shkatërrimi dhe plaçkitja bëheshin nën petkun e një kryqtari. Nuk mund të ketë justifikim për gjëra të tilla! Në 2001, Papa Gjon Pali II tha: "Për të gjitha ato herë që muslimanët dhe të krishterët kanë fyer njëri-tjetrin, duhet të kërkojmë falje nga i Tejetlarti dhe njëri-tjetrin të falim.”

 

 

 

Kryqëzatat kishin synimin t’i mbronin të krishterët në Tokën e Shenjtë kundër shtypjes së muslimanëve, por kryqtarët shpeshherë kanë përdorurmënyra të këqija.

This is what the Popes say

Hyji, të cilit përpiqemi t’i shërbejmë, është Hyj i paqes. Emri i Tij i shenjtë nuk duhet përdorur kurrë për të përligjur urrejtjen e dhunën… Kështu, edhe të rinjtë bëhen ekstremistë pikërisht në emër të fesë, për të përhapur grindje e frikë, duke e dëmtuar rëndë vetë shoqërinë. Sa rëndësi ka të njihemi si profetë të paqes, veprimtarë të paqes, që i ftojnë të gjithë të jetojnë në paqe, harmoni, respekt! I Gjithëpushtetshmi i prektë zemrat e atyre, që kryejnë akte dhune e u dhëntë paqe familjeve tona e bashkësive tona. [Papa Françesku, Takimi ekumenik dhe ndërfetar në Najrobi, 26 nën. 2015]