2.33 Çka ndodhi në fillim të epokës së Rilindjes?

Toward the Reformation

Në shekullin XIII dhe XIV kishte pikëpyetje të shumta për identitetin e papës së vërtetë, pasi disa njerëz pandehën të ishin vetë papë në të njëjtën kohë.U desh deri në vitin 1417 që të gjitha palët të njihnin Martin V si të vetmin papë të vërtetë.

 

Papët filluan të grumbullojnë gjithnjë e më shumë pasuri [> 4,46] dhe të lidheshin me këtë botë. Për shkak të këtyre problemeve Kisha kishte shumë nevojë për vëmendje të re për të ndjekur vërtet Jezusin [> 4.4], gjë që ngjau në një masë të vogël. Megjithatë, gjatë Rilindjes, shpesh qenia njerëzore u bë qendra e vëmendjes në vend të Zotit. Mjerisht, kjo nganjëherë pasqyrohej edhe në udhëheqjen e Kishës.

Rilindja vendosi në qendër njeriun (u harrua Zoti?).Sikurse në Mesjetë, prijësit e Kishës shpesh qenë të dobët apo edhe të këqinj.

This is what the Popes say

[Intelektuali] Duns Scotus u largua nga Parisi,pas lindjes së një mosmarrëveshjeje serioze mes Mbretit Filipi IV i Drejti dhe Papës Bonifaci VIII;parapëlqeu arratisjen vullnetare në vend që të nënshkruante një dokument që ishte armiqësor ndaj Papës Suprem, siç po ua kërkonte Mbreti të gjithë rregulltarëve... kjo ngjarje na fton të kujtojmë se shpesh në historinë e Kishës besimtarët janë hasur me armiqësi, madje kanë vuajtur edhe persekutimin për shkak të besnikërisë dhe përshpirtërisë së  tyre Krishtit, Kishës dhe Papës. Të gjithë i shohim me admirimkëta të krishterë që na mësojnë ta ruajmë si një të mirë të çmueshme fenë në Krishtin dhe lidhjen me pasardhësin e Pjetrit, pra edhe me Kishën universale. Megjithatë, marrëdhëniet miqësore mes Mbretit të Francës dhe Pasardhësit të Bonifacit VIII u rivendosen shpejt dhe në 1305 Duns Scotus u rikthye në Paris për të dhënë mësim në teologji. [Papa Benedikti XVI, Audienca e Përgjithshme, 7 korrik 2010]