2.39 Çka është Kisha Anglikane?

Toward the Reformation

Fillimisht, mbreti anglez Henriku VIII ishte një mbrojtës i zellshëm i Kishës Katolike kundër ideve të parashtruara nga Luteri .Kur bashkëshortja e Henrikut nuk i siguroiatij një trashëgimtar mashkull të fronit, ai i kërkoi Papës që t’i jepte leje të martohej me dikë tjetër. Papa nuk ia mundësonte dot lejen, pasi sakramenti i martesës është një lidhje e përjetshme [> 3.43].

 

Mbreti Henriku VIII u prish me Kishën Katolike më 1534 dhe themeloi Kishën Anglikane, me veten si prijës supremtë saj.Katolikët besnikë të fesë së tyre dhe të Papës u përndoqën dhe shumë vdiqën si martirë.

Në vitin 1534, mbreti anglez Henriku VIII e refuzoi Papën dhe e emëroi vetveten si prijës i Kishës së Anglisë.Katolikët besnikë e kundërshtuan këtë.
This is what the Popes say

Ka shumë gjëra për të cilat duhet të jemi falenderues në ndërlidhjet tona gjatë këtyre dyzet viteve të fundit. Puna e komisionit dialogues ekumenik është një burim inkurajimi teksa iu është dhënë drejtim çështjeve doktrinore që na ndanin në të shkuarën.Miqësitë dhe marrëdhëniet e mira, të cilat ekzistojnë në shumë vende mes anglikanëve dhe të krishterëve kanë ndihmuar në krijimin e një konteksti të ri në të cilin lulëzoi dhe përparoi dëshmia jonë e përbashkët e Ungjillit të Jezu Krishtit... Për gjithë këtë e falenderojmë Hyjin. [Papa Benedikti XVI, ArqipeshkvittëKantërbëri, 23 nën. 2006]