1.25 Cili është morali i historisë së Jobit?

Chief events of the Old Testament

Jobi kishte një jetë të mirë dhe i besonte Zotit plotësisht, por i ndodhën shumë gjëra të këqija (si për shembull, humbi të gjithë fëmijët dhe u sëmur). Pavarësisht fatit të tij të tmerrshëm, ai përsëri besonte në Zotin. Gjërat e këqija në jetën e tij erdhën prej Satanit (djallit), që mendonte se Jobi besonte vetëm sepse kishte një jetë të mirë (Job 1:6-12)Job 1:6-12: Bijtë e Hyjit shkuan për t’u paraqitur te Zoti.Bashkë me ta qe edhe Satani.  Zoti e pyeti Satanin:“Nga po vjen”? Ky iu përgjigj: “E mora dheun në sy dhe e përshkova skaj më skaj”.Zoti e pyeti: “A mos e pe kund Jobin, shërbëtorin tim? S’e ka shoqin mbi tokë: njeri i patëmeta dhe i drejtë, që e ka frikë Hyjin dhe i shmanget të së keqes”.Por Satani iu përgjigj Hyjit: “Pse a thua Jobi kot e druan Hyjin?! Pse a nuk e ke rrethuar me gardh atë, shtëpinë e tij e gjithçka është e tija? Pse a nuk ia ke bekuar çdo ndërmarrje të tij dhe kështu u rrit mbi tokë pasuria e tij. Por sprovo e shtrije njëherë pakësa dorën tënde e preke në gjithçka ka,pale a nuk do të mallkojë në fytyrë!”  Hyji i përgjigji Satanit: “Mirë, pra! Gjithçka është në dorën tënde: por ruaju se vë dorë në të”. Satani u largua nga prania e Zotit.".

Satani bëri gjithçka që mundi për ta bëri Jobin të humbiste besimin e tij. Më në fund, qëndrueshmëria e tij u shpërblye: pasi Satani hoqi dorë, Zoti e bekoi jetën e Jobit (Job 42:12)Job 42:12: Zoti e bekoi gjendjen e tanishme të Jobit më tepër se gjendjen e mëparshme. Kishte katërmbëdhjetë mijë dele, gjashtë mijë gamile, një mijë pendë qe dhe një mijë gomarica.". Edhe për ne mesazhi është që besimi në Zot shpërblehet në fund, tani në tokë [>4.1] ose më vonë në qiell. Pavarësisht vuajtjeve që shohim dhe përjetojmë çdo ditë në këtë botë, falë dashurisë së Zotit, as jeta, as vuajtjet tona nuk janë pa kuptim.

Historia e Jobit na shtyn të besojmë në Zotin edhe gjatë vuajtjeve dhe dhimbjeve. Besimi në Zotin na shpërblehet gjithmonë në jetë e në Parajsë.
This is what the Popes say

Njeriu mund t'ia shtrojë [çështjen e kuptimit të vuajtjes] Hyjit me gjithë emocionin e zemrës së tij dhe me mendjen e tij të mbushur me tronditje dhe ankth; dhe Hyji e pret pyetjen dhe e dëgjon atë, siç e shohim në Zbulesën e Besëlidhjes së Vjetër. Në Librin e Jobit  pyetja ka gjetur shprehjen e saj më të gjallë. [Papa Gjon Pali II, Salvifici Dolores, Nr. 10]