4.39 A duhen mbajtur njerëzit në jetë me çdo kusht?

The end of life

Jo, trajtimi duhet të jetë në përpjestim me objektivin që duhet të arrihet. Çdo pacient ka të drejtë për kujdes të zakonshëm, si ushqimi dhe uji. Sigurisht, një kujdes i tillë i zakonshëm duhet ofruar gjithmonë. Për shembull, plagët duhet të trajtohen dhe fashohen. Sidoqoftë, nuk është gjithmonë e mundur të sigurohen trajtime shumë të kushtueshme ose radikale, të cilat mund të mos jenë proporcionale[> 4.40].
 

Ne na është dhënë jeta nga Zoti dhe e dimë se një ditë do të vdesim [> 4.37]. Është e krishterë të besosh në Zot dhe të përgatitesh për një vdekje që nuk e kërkove vetë [> 4,38] dhe të mos kapesh pas trajtimeve që nuk janë proporcionale me çdo kusht.

Jo me çdo kusht: trajtimet shumë të kushtueshme e të mundimshme janë të detyrueshme, por trajtimi i zakonshëm duhet të vazhdojë deri në vdekje.
The Wisdom of the Church

Çfarë ndalon Urdhërimi i pestë?

Urdhërimi i pestë ndalon, si në kundërshtim të rëndë me ligjin moral:

  • vrasjen direkte dhe të vullnetshme, si edhe bashkëpunimin në të;

  • abortin direkt, të dashur si qëllim ose si mjet, si dhe bashkëpunimin në të, me dënim shkishërimin, sepse qenia njerëzore qysh prej ngjizjes së saj, duhet të respektohet dhe të mbrohet në mënyrë absolute në tërësinë e vet;

  • eutanazinë direkte, që konsiston në të dhënit fund, me një akt ose një lëshim të një veprimi të duhur, të jetës së personave me aftësi të kufizuara, të sëmurë ose në prag të vdekjes;

  • vetëvrasjen dhe bashkëpunimin e vullnetshëm në të, që është një fyerje e rëndë ndaj dashurisë së drejtë për Hyjin, për vetveten e për të afërmin: përsa i përket përgjegjësisë, ajo mund të rëndohet për arsye të shkandullit ose të lehtësohet për shkak të çrregullimeve të veçanta psikike ose nga frika e madhe. [KKKP 470]

     

Cilat procedura mjekësore lejohen, kur vdekja konsiderohet e afërt?

Mjekimet, që zakonisht i bëhen një personi të sëmurë, nuk mund të ndërpriten në mënyrë të lejueshme. Ndërsa lejohet përdorimi i qetësuesve, jo me qëllim vdekjen, dhe heqja dorë nga “këmbëngulja terapeutike”, pra, përdorimi i procedurave mjekësore të shpërpjesëtuara dhe pa arsye shprese se do të kenë rezultat pozitiv. [KKKP 471]

Is it permissible to offer assistance in dying?

To bring about death directly is always against the commandment “You shall not kill” (Ex 20:13). In contrast, to stand by and assist a dying person is humane and even obligatory.

What really matters is whether a dying person is killed or allowed to die and thus accompanied. Someone who intentionally brings about the death of a dying person (euthanasia) breaks the Fifth Commandment. Someone who helps another person in the dying process obeys the commandment “Love your neighbor.” In view of the certain impending death of a patient, it is therefore legitimate to withhold extraordinary or expensive medical procedures that are not proportionate to the expected outcome. The patient himself must make the decision to forgo “extraordinary” measures or must have stated this intention in an advance directive. If he is no longer capable of doing so, those who are legally entitled must represent the express or probable wishes of the dying person. Ordinary care of a dying person should never be discontinued; this is commanded by love of neighbor and mercy. Meanwhile it can be legitimate and in keeping with human dignity to use painkillers, even at the risk of shortening the patient’s life. The crucial thing is that the use of such medications must not aim at bringing about death, either as an end in itself or as a means of ending pain. [Youcat 382]

This is what the Popes say

Përgjigjja e duhur ndaj vuajtjeve të fundit të jetës është kujdesi dhe shoqërimi me dashuri në udhëtimin drejt vdekjes - veçanërisht me ndihmën e kujdesit paliativ - dhe jo "vdekja e ndihmuar në mënyrë aktive” ... [Shumë] njerëz duhet të përgatiten ose të inkurajohen në gatishmërinë e tyre për të mos kursyer as kohë dhe as shpenzime për dashurinë dhe kujdesin për të sëmurët rëndë dhe në prag të vdekjes . [Papa Benedikti, Takim me Autoritetet në Vjenë, 7 Shtator 2007]