4.30 Çfarë ndodh nëse një grua e përdhunuar nuk dëshiron të ketë fëmijë apo është e sëmurë?

Human life

Këto janë situata shumë të vështira, të cilat vërtet nuk mund të përshkruhen në disa rreshta. Përdhunimi është një krim i tmerrshëm dhe është e kuptueshme që një grua që ngjiz si rrjedhojë e përdhunimit, do të mendojë abortin. Sidoqoftë, a është e drejtë të bësh të paguajë një fëmijë të pafajshëm [> 4,28] për krimin brutal të përdhunuesit? Nëna dhe fëmija kanë të njëjtën të drejtë për jetë dhe kujdes, edhe në raste të tjera të një shtatzënie të padëshiruar.

 

Nëse nëna është e sëmurë rëndë, një procedurë mjekësore për ta shpëtuar, ndonjëherë mund t'i japë fund jetës së fëmijës së saj. Është shumë e vështirë të bësh gjënë e duhur në të tilla raste, pasi përfshin zgjedhjen mes dy të këqijave. Kjo situatë ndryshon shumë nga aborti [> 4.29], sepse trajtimi mjekësor i nënës nuk ka për qëllim të vrasë fëmijën, ndonëse operacioni prodhon atë përfundim. Na duhet vërtet ndihma e Zotit [> 1.36] për të bërë zgjedhje kaq të vështira!

Përdhunimi është një krim i tmerrshëm. Ndonjëherë shtatzënia vjen në kohën e gabuar, por fëmija i palindur ka të drejtë të jetojë po aq sa nëna e tij.
The Wisdom of the Church

Kur veprimi është moralisht i mirë?

Veprimi është moralisht i mirë atëherë kur njëkohësisht objekti, qëllimi dhe rrethanat janë të mira. Objekti i zgjedhur në vetvete mund ta prishë krejt veprimin, edhe nëse qëllimi është i mirë. Nuk është e lejueshme që ta bësh të keqen me qëllim që prej saj të lindë një e mirë. Një qëllim i keq mund ta prishë veprimin , edhe pse objekti, në vetvete, është i mirë. Ndërsa një qëllim i mirë nuk e bën të mirë një sjellje që për objektin e saj është e keqe, kjo sepse qëllimi nuk i justifikon mjetet. Rrethanat mund ta zvogëlojnë ose ta rrisin përgjegjësinë e atij që vepron, por nuk mund ta ndryshojnë cilësinë morale të vetë veprimeve, kurrë nuk e bëjnë të mirë një veprim në vetvete të keq. [KKKP 368]

A ka veprime që janë gjithnjë të palejueshme?

Ka veprime, zgjedhja e të cilave është gjithnjë e palejueshme për shkak të objektit të tyre (p.sh.: blasfemia, vrasja, kurorëthyerja). Zgjedhja e tyre nënkupton në vetvete një çrregullim të vullnetit, domethënë një të keqe morale, që nuk mund të shfajësohet duke u mbështetur te të mirat që sipas rastit mund të rrjedhin prej saj. [KKKP 369]

May we do something bad so that good can result from it?

No, we may never deliberately do something evil or tolerate an evil so that good can result from it. Sometimes there is no other course of action but to tolerate a lesser evil in order to prevent a greater evil.

The end does not justify the means. It cannot be right to commit infidelity so as to stabilize one’s marriage. It is just as wrong to use embryos for stem cell research, even if one could thereby make medical breakthroughs. It is wrong to try to “help” a rape victim by aborting her child. [Youcat 292]

This is what the Popes say

Tani do të doja t'u thoja një fjalë të veçantë grave që kanë abortuar. Kisha është e vetëdijshme për shumë faktorë që mund të kenë ndikuar në vendimin tuaj dhe ajo nuk dyshon se në shumë raste ka qenë një vendim i dhimbshëm dhe madje shkatërrues. Plaga në zemrën tuaj mund të mos jetë shëruar ende. Padyshim ajo që ndodhi ishte dhe mbetet tmerrësisht e gabuar. Por mos u dorëzoni ndaj shkurajimit dhe mos e humbni shpresën. Përpiquni më tepër të kuptoni se çfarë ka ndodhur dhe të përballeni me të sinqerisht. Nëse nuk e keni bërë tashmë, dorëzojuni vetes me përulësi dhe besim te pendimi. Ati i mëshirshëm është i gatshëm t'ju japë faljen dhe paqen e tij në Sakramentin e Pajtimit. Të njëjtit Atë të mëshirshëm, me shpresë të plotë mund t'ia besosh fëmijën tënd. [Papa Gjon Pali II, Evangelium Vitae, 99]