2.49 Çka ndodhi pas Koncilit II të Vatikanit?

The Church in the twentieth century

Shumë njerëz ishin entuziastë për zbatimin e ideve të reja tëKoncilit të Dytë të Vatikanit.Në disa vende, përfshirë edhe Holandën, u teprua me ndryshimet, të cilat u shndërruan në një qëllim në vetvete dhe jo në një mjet për të forcuar fenë në Jezusin.

Vlen të theksohet se pikërisht në këtë periudhë një numër relativisht i madh priftërinjsh dhe të kushtuarish thyen premtimet e tyre dhe u larguan nga thirrja e tyre.Megjithatë, u formuan edhe shumë kongregata të reja dhe lëvizje laikësh në periudhën pas Koncilit.Shumë prej këtyre kongregatave dhe lëvizjeve kanë në fokuspërhapjen e Ungjillit të Jezusit [>4.50].

 

Pas Koncilit II të Vatikanit Kisha kërkoi një ekuilibër mes shoqërisë dhe fesë, duke u përqëndruar në bërthamën e përjetshme të fesë: miqësia me Jezusin.
This is what the Popes say

Mund të thuhet se Krishterimi, në zanafillën e vet , solli parimin e lirisë fetare në botë. Megjithatë, interpretimi i kësaj të drejte për liri në kontekstin e mendimit modern nuk ishte i lehtë, pasi mund të duket sikur versioni modern i lirisë fetare supozonte paarritshmërinë e së vërtetës për njeriun dhe kështu, me forcë, e zhvendosi fenë në sferën e subjektives. Sigurisht pritej  që trembëdhjetë vjet pas përfundimit të Koncilit , Papa Gjon Pali II të mbërrinte  nga një vend ku liria e fesë qe mohuar nga marksizmi, me fjalë të tjera nga një formë e veçantë e filozofisë moderne të shtetit. [Papa Benedikti XVI, Reflektime mbi Vatikanin II, 2 gusht 2012]