2.13 Si mund të jem i sigurt që Kisha po e thotë të vërtetën?

The origin of the Church

Vetë Jezusi e themeloi Kishën së bashku me Pjetrin, Apostujt e tjerë dhe pasardhësit e tyre si udhëheqës të saj. Ai e quajti Kishën "mbrojtëse të së vërtetës" (I Tim. 3:15)I Tim. 3:15: por, në qoftë se do të vonoj, të dish si duhet të sillesh në shtëpinë e Hyjit, që është Kisha e Hyjit të gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës”.. Për t'u siguruar që Apostujt mund të përcjellnin të vërtetën e besimit pa gabime, Jezusi u dha atyre Shpirtin  Shenjt.

Gjithashtu sot Shpirti  Shenjt e ndihmon Kishën për të kuptuar më mirë besimin. Prandaj, sepse nuk është vetëm një institucion njerëzor, ju mund të besoni se Kisha thotë gjithmonë të vërtetën për Zotin.

Shpirti Shenjt na siguron se Kisha e mëson të vërtetën mbi fenë, edhe kur meshtarët apo ipeshkvinjtë mëkatojnë.
The Wisdom of the Church

Pse Kisha është apostolike?

Kisha është apostolike për shkak të zanafillës së vet, meqë është ndërtuar “mbi themelin  e apostujve” (Ef 2, 20); për shkak të mësimit të saj, që është ai i apostujve; për shkak të strukturës së saj, meqë është ndërtuar, shenjtëruar dhe udhëhequr, deri në rikthimin e Krishtit, nga Apostujt, falë pasardhësve të tyre, Ipeshkvijve, në bashkësi me pasardhësin e Pjetrit. [KKKP 174]

 

Në çfarë kuptimi Kisha është e shenjtë?

Kisha është e shenjtë, meqë Hyji tejet i Shenjtë është autori i saj; Krishti e ka dhuruar Veten e Vet për të, për ta shenjtëruar dhe për ta bërë shenjtëruese; Shpirti Shenjt e gjallëron me dashuri. Në të gjendet plotësia e mjeteve të shpëtimit. Shenjtëria është thirrja e çdo gjymtyre të saj dhe qëllimi i çdo veprimtarie të saj. Kisha mbart brenda vetes së vet Virgjërën Mari dhe Shenjtër të panumërt, si modele dhe ndërmjetësues. Shenjtëria e Kishës është burimi i shenjtërimit të bijve të saj, të cilët, këtu mbi tokë, e njohin veten për mëkatarë, gjithmonë nevojtarë për kthim dhe për pastrim. [KKKP 165]

This is what the Church Fathers say

Predikimi i Kishës është gjithkund i njëjtë, qëndron në një linjë dhe për të dëshmojnë  profetët, Apostujt dhe të gjithë dishepujt... dhe ky sistem me këmbë në tokë, që synon shëlbimin e njeriut, është feja jonë. [Shën. Ireneu, Kundër Herezive, Lib. 3, Kap. 24 (MG 7, 966)]